Telenews

Balde i lënduar, mungon kundër Dortmundit, në dyshim edhe për ”El Clasico”

balde-i-lenduar,-mungon-kunder-dortmundit,-ne-dyshim-edhe-per-”el-clasico”

Futbollisti i Barcelonës, Alejandro Balde ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Leganes.

Ai u largua në pjesën e parë të ndeshjes dhe ende nuk është përcaktuar se çfarë lëndimi ka, shkruan IndeksOnline.

Sipas atyre që raportojnë mediat spanjolle, Balde do ta humbas ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Borusia Dortmundit.

Dhe sipas Sport, ekziston edhe frika se ai mund të jetë jashtë për të paktën tre javë, gjë që do ta përjashtonte atë nga luajtja në finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit.

Të ngajshme

Ylli i Barcelonës i kërkon agjentit që t’i gjejë një klub të ri në verë

KushtrimGuraj

Ish-gjyqtari reagon pas kartonit të kuq të Mbappes: Ai duhet të dënohet me 10 ndeshje

KushtrimGuraj

Zyrtare: Modriq bëhet aksionar i skuadrës së njohur angleze

Donat Hashani