Ballkani do të zhvillojë sot (e martë) ndeshjen e dytë ndaj Zalgiris në kuadër të raundit të parë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë përfundoni me rezultat 1-1, ndërsa skuadra nga Suhareka e dominoi plotësisht takimin.
Sonte, nga ora 18:00, kampioni i BKT Superligës së Kosovës do të jetë mysafir i Zalgairis për ndeshjen që luhet në “LFF stadionas”.
Ballkani shpreson që të ketë një paraqitje po aq të mirë sa në ndeshjen e parë, por që të shënojë më shumë gola.
Në anën tjetër, skuadra nga Lituani do të shpresojë në fatin e vendasit dhe të tregojë lojë më të mirë se që bëri në “Fadil Vokrri”