Telenews

Ballkani e mbyll stinorin si kampion dhe me fitore

Ballkani e ka mbyllur këtë edicion me fitore, pasi triumfoi në xhiron e fundit (36) në BKT Superligën e Kosovës me rezultat 2-0 ndaj Gjilanit.
Ishte minuta e 25-të e takimit kur Lumbardh Dellova shënoi për 1-0 për skuadrën nga Suhareka, për të ndezur më shumë sfidën.

Në minutën e 40-të, Ermal Krasniqi realizoi për 2-0, duke shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsi.
Në pjesën e dytë, rastet nuk munguan për të dyja skuadrat, mirëpo munguan golat.
Pavarësisht se Gjilani shpresonte të rikthehej në lojë, Ballkani nuk lejoi befasi dhe e mbylli sezonin me fitore, por edhe duke e fituar titullin e parë në histori të tyre.
Ballkani e mbyll këtë sezon në vendin e parë në 76 pikë dhe do të luajë direkt në kualifikimet për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ndërsa Gjilani e përfundon në të tretin me 62 sosh dhe do të luajë në Ligën e Konferencës.

Të ngajshme

Zyrtare: Patrick Vieria trajner i Kombëtares së Senegalit

Yllka Gashi

Jose Mourinho zyrtarisht prezantohet te Real Madridi

Yllka Gashi

Muric dhe Vojvoda në 11-shën më të mirë të Kupës së Italisë

Yllka Gashi