Nderim Nexhipi është kthyer si drejtor sportiv i klubit suharekas, Ballkanit.
“Të dashur tifozë dhe gjithë ju përkrahës të FC Ballkanit, Kemi kënaqësinë që para jush ta prezantojmë njërin prej atyre që kontribuoi fort në fillimin e vazhdimin e sukseseve tona historike”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
“Ai gjithmonë ka qenë dhe mbetet njëri prej nesh, por tani rikthehet përsëri në fole për ta rimarrë pozicionin e drejtorit sportiv në klub dhe për të shkruar etapa të reja së bashku. Mirë se rikthehesh Nderim Nexhipi 🏆 Na priftë e mbara, kampion!”