Ballkani ka shënuar fitore në miqësoren ndaj skuadrës kampione të Maqedonisë së Veriut, Shkupit.
Kampionët e Kosovës shënuan fitore me rezultatin e pastër 2:0, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja miqësore u zhvillua në stadiumin “Biljanini Izvor” në Ohër, në kuadër të përgatitjeve që të dy skuadrat po i kryejnë para ndeshjeve kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Lumbardh Dellova dhe Albin Berisha shënuan golat e fitores për therandasit.
Kujtojmë se Ballkani në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të takohet me Zalgirisin e Lituanisë.
Ndërsa, Shkupi do të takohet me Lincoln Red Impsin e Gjibraltarit. /Gazeta Express/
The post Ballkani shënon fitore në miqësoren me Shkupin appeared first on Gazeta Express.

