Telenews

Balotazhi i 9 nëntorit: Diaspora nuk do të ketë periudhë të re për regjistrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se për komunat që do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor nuk do të hapet asnjë periudhë e re për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në raundin e parë numri i votuesve nga diaspora ishte mbi 43 mijë, dhe nga ky numër do të përjashtohen vetëm votuesit e regjistruar në komunat ku nuk do të ketë raund të dytë.

“Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, të drejtë vote jashtë Kosovës do të kenë vetëm votuesit që janë regjistruar me sukses gjatë periudhës së aplikimit për raundin e parë dhe vetëm për komunat ku do të zhvillohet raundi i dytë. Nuk do të hapet asnjë periudhë e re për regjistrimin e votuesve jashtë vendit, pasi do të përdoret e njëjta listë e votuesve e miratuar më herët nga KQZ-ja”, ka sqaruar Elezi.

Në këto zgjedhje, asnjë parti nuk arriti dominim të plotë, kryesisht për shkak të daljes së ulët në votime nën 40 për qind.

 

Të ngajshme

Apeli i GjKKO-së nuk pranon ankimimin, Ilir Meta mbetet në qeli

Valjeta Turkaj

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Valjeta Turkaj

KFOR-i zhvillon misione ajrore mbi veriun e Kosovës

Valjeta Turkaj