Telenews

Balotelli pëson aksident me veturën e tij luksoze, refuzoi testin e alkoolit

 

 

Futbollisti Mario Balotelli, ka shmangur një dëmtim të rëndë pasi pësoi një aksident me makinë në Brescia të Italisë.

Sipas gazetës italiane Fatto Quotidiano, aksidenti ka ndodhur në Orzinuovi, në Brescia, vendlindja e Balotellit, rreth orës 20:30 gjatë ditës së enjte.

Balotelli, i cili tani luan për skuadrën turke Adana Demirspor, ishte kthyer në shtëpi pasi po rikuperohej nga një dëmtim.

33-vjeçari thuhet se humbi kontrollin e makinës së tij Audi Q8 prej 100 mijë eurove, duke u përplasur në një mur.

Balotelli pranoi trajtim nga mjekët pasi doli nga makina e tij dhe u shtri në tokë. Sulmuesi thuhet se i ka shpëtuar lëndimeve të rënda pas përplasjes, përcjell Klankosova.

Sky Sport Italia raportoi se policia u përpoq t’i bënte Balotellit një test të alkoolit pas përplasjes, të cilën ai e refuzoi.

Kjo bëri që policia t’i konfiskonte lejen e drejtimit Balotellit.

Të ngajshme

Kosova temë diskutimi nesër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Valjeta Turkaj

Di Canio sulmon ofensivën e Juventusit: Zhegrova dhe Openda nuk mund të quhen përforcime

Valjeta Turkaj

Kompania ndot rrugën me baltë, policia në Gjakovë i shqipton gjobë 1 mijë euro kompanisë, 100 euro shoferit

Valjeta Turkaj