Banorja rumune Bia Khalifa këndon këngën “Mora Fjalë” në Big Brother VIP Kosova 4
Bia Khalifa ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut që në ditët e para të Big Brother VIP Kosova 4.
Modelja me origjinë nga Rumania, e cila flet një shqipe të çalë, ka bërë për vete shikuesit me stilin e saj të veçantë dhe personalitetin e hapur.
Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video e saj, ku fansat e kanë kapur Bian duke kënduar një këngë mjaft të njohur dhe të dashur për shqiptarët: “Mora fjalë”.
Ky këngë tashmë është kthyer në një lloj “himni” kombëtar dhe përdoret shpesh në ndeshjet e rëndësishme të skuadrave tona.
Fansat kanë reaguar me entuziazëm ndaj këtij momenti, duke e komentuar Bian jo vetëm për bukurinë dhe stilin e saj, por edhe për lidhjen që tregon me kulturën dhe traditën shqiptare.
Ky veprim e bën atë një nga banoret më të përfolura dhe më interesante të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.

