Nëse jeni në kërkim të një ambienti që kombinon elegancën, atmosferën relaksuese dhe një përvojë të menduar deri në detaje atëherë vera juaj fillon në Barbary Restaurant.
I pozicionuar në Linda Premium Residence në Prishtinë, Barbary është vendi ku përvoja kulinare përjetohet me ritmin e mbrëmjes. Çdo ditë nga ora 16:00 deri në mesnatë, ky restorant ofron një përjetim të veçantë që fton për relaks, shije dhe kohë të mirë larg zhurmës së ditës, në një ambient modern dhe të ngrohtë.
Mbrëmjet me atmosferë të veçantë
Barbary nuk është thjesht një restorant është një hapësirë që frymon me stinën. Ndriçimi i butë, muzika e përzgjedhur me kujdes, dekorimet me elemente natyrore dhe terasa e gjelbëruar krijojnë një ambient që i përshtatet natës verore në mënyrë perfekte.
E ideuar për ata që kërkojnë një përvojë të rafinuar, Barbary është zgjedhja ideale për mbrëmje mes miqsh, darka të qeta, takime pune ose evente më intime dhe të personalizuara.
Menu sezonale dhe pije të kuruara
Kuzhina e Barbary ndjek ritmin e stinës dhe ofron një menu të kuruar që reflekton freskinë dhe lehtësinë e verës. Me përbërës të freskët dhe kombinime që i japin prioritet cilësisë dhe prezantimit estetik, çdo pjatë vjen si pjesë e një përvoje të menduar për kënaqësinë e mysafirëve.
Ndërkohë, bar-i i tyre ofron një përzgjedhje të pasur të pijeve verore nga koktejet kreative dhe verërat e ftohta, te pijet artizanale që shërbehen në mënyrë elegante dhe me përkushtim.
Për ata që duan të eksplorojnë më shumë para vizitës, menuja digjitale është në dispozicion online:
👉 Shiko menunë këtu
Gjatë sezonit veror, Barbary Restaurant punon çdo ditë nga ora 16:00 deri në 00:00, duke ofruar ambientin dhe shërbimin ideal për mbrëmjet e ngrohta të verës.
📍 Detaje kontakti:
-
Adresa: Rr. Behar Begolli, Linda Premium Residence, Prishtinë
-
Rezervime & info: +383 48 500 020
-
Instagram: @barbary.restaurant