Trajneri i Olympiacosit Jose Luis Mendilibar thotë se Barcelona nuk mund t’ia dalë pa Lamine Yamal.
Ai është i sigurt se katalunasit duhet të japin 100 për qind për të fituar ndaj skuadrës greke, ndërsa frika e vetme është Yamal.
“Nëse Lamine nuk luan mirë, atëherë as Barcelona nuk është e mirë”.
Mendilibar ndër të tjera e krahasoi spanjollin me Leo Messin, ku nënvizoi se 17-vjeçari e bën dallimin.
Lamine Yamal
“Çfarë bëri lojtari tjetër (Messi) është e pamundur të përsëritet, por ky po e bën ndryshimin”.
“Do të provojmë të mbrohemi mirë pasi Barcelona ka lojtarë të shkëlqyer. Lojën e kaluar Araujo erdhi dhe shënoi gol”.
“Duhet të jemi perfekt për të fituar”, shtoi ai.
Ndërkohë, përballja mes Barcelonës e Olympiacosit do të fillojë të martën prej orës 18:45.