Telenews

Barcelona dëshiron ta shesë De Jong për çmimin e duhur

Saga mes “Djajve të Kuq” dhe De Jongut vazhdon të mos ketë fund.
Kriza e Barcelonës në termat financiar po vërehet dita ditës dhe disa shitje do ta këndellnin deri diku.
Sipas ‘De Telegraaf‘, nëse blaugranëve i ofrohet një çmim të cilin e konsiderojnë të drejtë, ata do të jenë të lumtur ta shesin holandezin këtë verë.
Barcelona e konsideron 25-vjeçarin si një pasuri të vlefshme dhe është e gatshme ta shesë për të përmirësuar gjendjen e tyre aspak të mirë.
Erik ten Hag thuhet se është shumë i etur për t’u bashkuar me mesfushorin dhe e konsideron atë si prioritet.
Madje, ai e bëri me dije kërkesën e tij për nënshkrimin e futbollistit menjëherë tek drejtuesit e klubit anglez.

Nga ana tjetër, trajneri i Barçës, Xavi Hernandez kishte shprehur optimizëm për De Jongun dhe se ai është në planet e veta.
Megjithatë asgjë nuk mund të thuhet përderisa të merret një vendim nga vetë lojtari, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2026

 
 

Të ngajshme

Kosova kualifikohet në Play-off të Kampionatit Evropian për Esports pas fitores ndaj Danimarkës

KushtrimGuraj

Alonso do të mbajë takim urgjent me dy lojtarë të Real Madridit pas poshtërimit nga PSG

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani rinovon me Hoffenheim deri në vitin 2029 – zyrtarizimi në fund të javës

KushtrimGuraj