Skuadra e Barcelonës nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Getafes (1:1) në ndeshjen e javës së 20-të në La Liga.
Ekipi katalunas e nisi mirë ndeshjen, pasi në minutën e nëntë shënoi me anë të mbrojtësit, Jules Kounde, shkruan Indeksonline
Por, goli i barazimit erdhi në minutën e 34’të më anë të Arambarrit.
Në pjesën e dytë, skuadra e Hansi Flick tentoi të shënonte golin e fitores, por nuk e arriti këtë gjë.