Telenews

Barcelona fiton në frymën e fundit, vendos Robert Lewandowski (VIDEO)

Barcelona ka fituar më shumë mund ndaj Valencias si mysafir me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 12-të në La Liga.

Barcelona e nisi më mirë ndeshjen, pasi në pjesën e parë kishte disa raste.

Ansu Fati rrezikoi i pari duke humbur një rast shumë të mirë në minutën e 13-të.

Fati arriti të shënojë në minutën e 23-të, por goli u anulua për pozitë jashtëloje.

Në fundin e pjesës së parë Robert Lewandowski gjuajti me kokë, por nuk ishte i saktë.

 

Fillimi i pjesës së dytë i takoi Valencias që madje arriti të shënojë, por goli i Samuel Dias Lino u anulua pasi një bashkëlojtari i tij më herët kishte luajtur me dorë.

Kur pritej që skuadrat të ndanin pikët, në skenë doli i zakonshmi, Robert Lewandowski, i cili shënoi golin e fitore (1-0).

Barcelona barazon pikët me Real Madridin nga 31, me mbretërit që kanë një ndeshje më pak.

Të ngajshme

Zyrtare: Danny Welbeck transferohet te Chelsea

Yllka Gashi

Rikthimi  i shumëpritur i “Piratit”, sulmuesi kosovar pritet të luajë ndaj Sturm Grazit

KushtrimGuraj

Kosova mposht Serbinë në Kampionatin Ndërkombëtar të Golfit

Rrezarta Ramaj