Telenews

Barcelona ka refuzuar ofertën e parë të Manchesterit për De Jongun, Romano zbulon detajet

Barcelona ka refuzuar ofertën e parë të Manchester Unitedit për Frenkie De Jong.
Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, zbuloi se klubi anglez ka dërguar ofertën e parë drejt katalunasve për mesfushorin holandez, por që është refuzuar nga Barça.
Sipas Romanos, “Djajtë e Kuq” ofruan 60 milionë euro dhe 10 milionë të tjera në formë të bonuseve.
Pavarësisht refuzimit të ofertës, klubet thuhet se kanë mbetur ende në kontakt. Bisedimet mes palëve filluan më 1 qershor dhe po vazhdojnë ende.
Në anën tjetër, De Jong ende nuk ka zbuluar dëshirën e tij. Ish-futbollisti i Ajaxit është ende në pritje.
25-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor 2026. /Gazeta Express/
The post Barcelona ka refuzuar ofertën e parë të Manchesterit për De Jongun, Romano zbulon detajet appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Ish-futbollisti shqiptar arrestohet në Francë për shitje të kokainës – thotë se mbeti pa punë dhe e bëri “për idare”

KushtrimGuraj

Shefi i FIFA-s në rrezik për postin – raportohet se i premtoi Marokut finalen e Botërorit 2030 për të shpëtuar karrigen

KushtrimGuraj

Rrufeja vret një futbollist, plagos 12 të tjerë në Tajlandë

KushtrimGuraj