Telenews

Barcelona tërhiqet nga gara për Alvarez, gjiganti anglez opsion për argjentinasin

Pas një vere të ngarkuar, Julian Alvarez pritet të jetë sërish në qendër të vëmendjes gjatë afatit kalimtar të janarit. Megjithatë, kampioni argjentinas i botës mund të mos jetë më i lidhur me Barcelonën.

Sipas raportimeve të Fichajes, klubi katalanas raportohet se është tërhequr nga gara për transferimin e sulmuesit 27-vjeçar.

Ky vendim nuk lidhet vetëm me qëndrimin e palëkundur të Atletico Madridit kundër negociatave, por edhe me faktin se Barcelona ka gjetur brenda skuadrës një alternativë të re për pozitën e numrit 9, Raphinhan, i cili po zhvillon një fillim historik të sezonit duke luajtur si qendërsulmues.

Braziliani ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë tri asistime në tetë ndeshje.

Si pasojë, ëndrra e Julian Alvarez për ta veshur fanellën e Barcelonës ka marrë një goditje të madhe.

Megjithatë, sipas Fichajes, Arsenali mbetet në garë për ish-sulmuesin e Manchester Cityt.

Edhe Paris Saint-Germain mund të jetë një opsion për të, por me ardhjen e Ferran Torresit, i cili tashmë po shkëlqen në Paris, është e vështirë të imagjinohet që kampionët e Evropës të transferojnë Julian Alvarez pa pasur një largim të rëndësishëm në repartin e tyre ofensiv./Telegrafi/

Të ngajshme

Familjari i Afrim Bunjakut: Presim që çlirimtarët të lirohen dhe të kthehen në vendlindje

Yllka Gashi

PDK mbështet protestat e nesërme në komunat e Kosovës, fton qytetarët në protestën e 1 tetorit

Yllka Gashi

​Banorët e Kçiqit të Madh përplasen me pushtetin, janë kundër dhënies së 99 hektarëve privatit

Yllka Gashi