Telenews

Barnabas Varga jashtë rrezikut për jetën

Lehtësim pas frikës së madhe. Barnabas Varga nuk është në rrezik për jetën.

Këtë e ka konfirmuar trajneri hungarez Marco Rossi pas ndeshjes ndaj Skocisë, në të cilën ka lindur një shqetësim i madh për lojtarin që u përplas aksidentalisht me portierin kundërshtar Gunn.

Sipas mjekëve, gjendja e tij është e stabilizuar.

Hungarezi do t’i nënshtrohet operacionit pasi ka pësuar fraktura të shumta në kokë dhe zhvendosje të disa kockave të kafkës.

Në reagimin për mediat, tekniku Rossi pranoi se nëse Hungaria kalon më tej, 29-vjeçari nuk do të ishte i gatshëm për të zbritur në fushën e lojës.

Hungaria përfundoi në vendin e tretë të grupit A me 3 pikë, për të qenë në mesin e 4 ekipeve më të mira të renditura të tretët në 6 grupet e Europianit.

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj