Telenews

Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit: Disa me letër po e bëjnë luftën më të mirë se tonën

Njëri ndër ushtarët e parë të UÇK-së, Avni Ajeti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se shumë gjëra që thuhen për ditët e para të organizimit ushtarak të shqiptarëve të Kosovës janë të pavërteta.

Ai ka thënë se nuk është e vërtetë që një pjesë e LDK-së kanë dërguar ushtarët e parë në Shqipëri për stërvitje ushtarake.

Ai madje shton se disa prej këtyre stërvitjeve kanë qenë të dështuara.

“Ato stërvitje, qysh e kam ndi nga vet Zahiri, kanë qenë të dështuara. E di prej atyre që kanë qenë atje, shumë nuk janë realizuar”, tha ai.

“Disa me letër po e bëjnë luftën më të mirë se tonën”, ka shtuar ai duke u munduar të shpjegojë faktin se nuk po tregohet realiteti i luftës.

Ajeti ka thënë po ashtu se në vitin 1997, kur pritnin më së shumti nga shteti i Shqipërisë për ndihmë në luftën ndaj Serbisë, ndodhi e papritura me shpërthimin e luftës civile.

Të ngajshme

Në mëngjes apo në mbrëmje, kur duhet t’i pini ilaçet e tensionit

Erzana Fazliu

Dhunohet një grua në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Valjeta Turkaj

Yamal po e blen shtëpinë e Shakirës dhe Piques

Erzana Fazliu