Telenews

Bashkëshortja e ish-policit në paraburgim: “Institucionet s’po reagojnë, po luftoj vetëm”

Arieta Spahiu, bashkëshortja e Arbnor Spahiut, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i cili mbahet në paraburgim në Serbi, ka dërguar një letër publike drejtuar institucioneve të Kosovës, ku shpreh shqetësimin e saj për trajtimin që po i bëhet bashkëshortit të saj.

Në letrën e saj, Arieta thekson gjendjen e rëndë emocionale dhe zhgënjimin nga mungesa e reagimit nga institucionet, duke thënë se ka kërkuar ndihmë nga presidenca, kryeministria dhe ministritë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje apo interesim.

“Kam dërguar letra, kërkesa, lutje – në presidencë, në kryeministri, në ministri, në çdo institucion që ekziston. Por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Jo një telefonatë. Jo një interesim. Heshtje totale. Si mund të jetë kjo mënyra se si një shtet i trajton njerëzit e tij?”, ka thënë ajo.

Arieta bën apel për reagim urgjent nga autoritetet shqiptare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar që zëri i saj të mos injorohet dhe duke shtuar: “Ju lutem, mos heshtni më. Ju lutem, dëgjoni zërin tim. Ju lutem, reagoni sa nuk është vonë.”

Arbnor Spahiu mbahet në paraburgim në Suboticë të Vojvodinës prej më shumë se një muaji, pas arrestimit në Serbi.

Të ngajshme

Zbardhen emrat – këta janë 5 policët e suspenduar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

Donat Hashani

Mësohet se kur varroset Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në Lipjan

Donat Hashani

IPK-ja rekomandon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Donat Hashani