Telenews

Bashkëshortja i del në krah Durmishit pas intervistimit: Ushtari i vërtetë mbetet i tillë gjithë jetën e tij

 

 

Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e zëvendësministrit Hysen Durmishi, ka dalë me një reagim në Facebook, pasi ky i fundit u intervistua sot si i dyshuar nga Prokuroria Speciale lidhur me kontratat për rrugën Prishtinë-Podujevë.

Ajo i ka dalë në krah bashkëshortit të saj, derisa ka thënë se “Ai nuk mund të kërcënohet e shantazhohet kurrë”.

“Ushtari i vërtetë mbetet i tillë gjithë jetën e tij. Ai nuk mposhtet e nuk nënshtrohet asnjëherë. Ai nuk mund të kërcënohet e shantazhohet kurr. Ai është fitimtarë gjithmonë. Ishte i tillë dje, është i tillë sot e do të jetë edhe nesër. Ushtari i vërtetë është vlerë e çmuar. I gatshëm gjithmonë për atdheun. 🇦🇱👏🏻💪🏻”, ka shkruar ajo.

Pas intervistimit, Durmishi është deklaruar para gazetarëve, ku tha se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit dhe se nga prokurori i janë bërë pyetje sqaruese.

Durmishi tha se ka “sqaruar pastërtinë e plotë” të tij në procesin e ndërtimit të rrugës Prishtinë- Podujevë.

“Unë sot iu përgjigja ftesës së Prokurorisë Speciale, isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë- Podujevë. Kryesisht, kjo fazë është fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova pothuajse të gjitha pyetjet që i kishte prokurori për ta dëshmuar se procesi për rrugën Prishtinë- Podujevë ka qenë një proces i rregullt dhe se atje punimet po zhvillohen me dinamikën të cilën e kemi planifikuar dhe në një far mënyre sqarova edhe para prokurorit pastërtinë e plotë timen në gjithë këtë proces”, tha Durmishi para gazetarëve.

Të ngajshme

“Treni bullgar” edhe në Sllatinë, nënshkrimet nuk përputhen me votat në kuti

KushtrimGuraj

Rusia në krizë për fuqi punëtore/ ‘Dynden’ banorët nga Koreja e Veriut drejt opsioneve të lira të punësimit

KushtrimGuraj

Përditësimi i fundit i KQZ-së në 19:10, këto janë qytetet ku ende s’janë numëruar të gjitha votat

KushtrimGuraj