Telenews

BASHKËSIA ISLAME E KOSOVËS LËSHON KOMUNIKATË, PAS SKANDALIT NDAJ SHAMISË NË GJAKOVË

Bashkësia Islame e Kosovës çaste më parë e ka lëshuar një komunikatë për media pas skandalit të djeshëm në një shkollë në Komunën e Gjakovës ku nëpërmjet lajmërimit me fotografi, ndalohet prania e nxënëseve të mbuluara.
Në njoftimin e lëshuar të BIK-ut thuhet se ky institucion i lartë i fesë islame në Kosovë e dënon aktin e drejtorisë së shkollës “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, e cila e trajton mbulesën e femrës sipas parimeve islame si një veprim ordiner.
Tutje në komunikatë thuhet se një trajtim i tillë i parimeve fetare është mendësi e së kaluarës moniste. Mësimet e parimet fetare nuk dëmtojnë e nuk rrezikojnë shoqërinë, përkundrazi edukojnë, mësojnë e fisnikërojnë. Ky është qëllimi i besimit, e në këtë kontekst duhet parë edhe mbulesën e femrës myslimane. /Telenews.al/
Komunikata e plotë dhe pa ndërhyrje e BIK-ut:

Kryesia e Bashkësia Islame të Kosovës dënon aktin e drejtorisë së shkollës “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, e cila e trajton mbulesën e femrës sipas parimeve islame si një veprim ordiner.
Një trajtim i tillë i parimeve fetare është mendësi e së kaluarës moniste. Mësimet e parimet fetare nuk dëmtojnë e nuk rrezikojnë shoqërinë, përkundrazi edukojnë, mësojnë e fisnikërojnë. Ky është qëllimi i besimit, e në këtë kontekst duhet parë edhe mbulesën e femrës myslimane.
Për të mos na u përsëritur situata të tilla, kërkojmë edhe njëherë nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë, që ta anulojnë nenin 3 paragrafi 1 pika 1.13 të Udhëzimin Administrativ të MASHT-it 06/2014, të cilin e konsiderojmë si burim të këtyre akteve e veprimeve që krijojnë situata të tilla.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj