Telenews

BASHKIMI DHE PEJA ZHVILLOJNË SOT DUELIN E DYTË TË SERISË ÇEREKFINALE

Sonte luhet përballja e dytë e serisë çerekfinale të elitës kosovare mes Bashkimit dhe Pejës në Prizren.
Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës sonte kërkojnë fitoren, njëra për të barazuar gjithçka e tjetra për të avancuar tutje.
Pejanët fituan sfidën e parë 94:70 dhe prizrenasit duhet të fitojnë ndeshjen e dytë, në mënyrë që fituesi të vendoset në takimin e tretë.
Nëse verdhezinjtë shënojnë fitore sonte, atëherë do të kualifikohen në gjysmëfinale ku i pret Trepça, që u rendit e dyta në garat e rregullta.
Sfida fillon nga ora 20:30 dhe transmetohet në Platformën ArtMotion.
 

Të ngajshme

Tuttosport: Zhegrova fiton “zemrën” e Spallettit, kosovari mes katër lojtarëve që po fiton rëndësi te Juventusi –

KushtrimGuraj

Ja kur pritet të rikthehet Raphinha në fushë, Barcelona merr lajme të mira –

KushtrimGuraj

Ronaldo, 19 gola larg shifrës së 1.000 golave në karrierë

Rrezarta Ramaj