Telenews

Bashkimi i pandalshëm, triumfon në Manastir ndaj Pelisterit

bashkimi-i-pandalshem,-triumfon-ne-manastir-ndaj-pelisterit

Bashkimi i Kumanovës vazhdon serinë pozitive dhe këtë herë shkëlqeu në fushë mysafire, duke mposhtur Pelisterin me rezultat 1-2 në ndeshjen e javës së shtatë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi. Ky ishte suksesi i katërt sezonal për kumanovarët, të cilët po konfirmojnë gjithnjë e më shumë se janë një skuadër e fortë dhe konkurruese.

Që nga minutat e para, Bashkimi tregoi se kishte ardhur në Manastir për fitore. Heroi i sfidës ishte boshnjaku Nedim Haxhiq, i cili shënoi dy gola të shpejtë, në minutën e 8-të dhe të 18-të, duke vendosur qysh herët epërsinë 0-2. Në fundin e pjesës së parë, Haxhiq pati rast edhe për het-trik, por nuk arriti të shënojë. Ekipet shkuan në pushim me epërsinë e dyfishtë të zigjelbërve.

Në pjesën e dytë, vendasit tentuan të rikthehen. Ata fituan një penallti në minutën e 55-të, por kapiteni Risteski u ndal nga portieri i Bashkimit, Jashar, i cili u shndërrua në shpëtimtar të skuadrës së tij. Pas goditjes së rikthyer, Ristovski goditi traversën.

Megjithatë, insistimi i Pelisterit dha rezultat në minutën e 66-të, kur Spirovski realizoi për 1-2, duke rikthyer emocionet në ndeshje. Deri në fund, vendasit kërkuan me ngulm barazimin, por Bashkimi rezistoi me sukses dhe mori fitore shumë të vlefshme.

Për Pelisterin ishte kjo humbja e katërt radhazi dhe në xhiron e ardhshme i pret një mision edhe më i vështirë në fushën e liderit, Strugës. Ndërkohë, Bashkimi arrin në kuotën e 13 pikëve, duke u ngjitur në mesin e lartë të tabelës dhe në javën e tetë do të përballet me Vardarin. /Telegrafi/

Rezultatet e javës së 7-të:

Shkupi – Makedonija Gj.P. 0-2

Të ngajshme

Dikur fitoi Ligën e Kampionëve, tani me 9 fëmijë, ai po përballet me burg për një borxh prej 167 mijë eurosh

KushtrimGuraj

“Nuk jam te Benfica falas, por po humbas para” – Mourinho vjen me deklaratë befasuese

KushtrimGuraj

Dy minuta vonesë i kushtuan shumë Rashfordit të Barcelona

Donat Hashani