Telenews

Basketboll / Bora e mposht Trepçën, Bashkimi bëhet lider i tabelës

Bora arriti një fitore shumë të rëndësishme dhe të madhe, duke mundur kampionët dhe fituesit e Kupës, Trepçën me shifrat 89:88 (17:15, 16:22, 33:20, 23:31).

Në takimin e javës së 21-të të ProCredit Superligës, prishtinasit kishin deri 17 pikë epërsi, por në fund mitrovicasit u rikthyen, derisa drama vazhdoi deri në çastet e fundit, me vendasit që triumfuan në fund.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku asnjëra nuk arriti shkëputjen, duke përfunduar 17:15. Në periudhën e dytë, mysafirët për një nuancë ishin më të mirë, 16:22, për të shkuar në pushim me shifrat 33:37.

Dallimi vendimtar u bë në periodën e tretë. Në këtë pjesë, prishtinasit ishin shumë më të mirë, 33:20, ku shifrat pas 30 minutash ishin 66:57. Vendasit arritën epërsinë më të lartë në 17 pikë, 79:62, por kampionët me një seri të jashtëzakonshme 4:22 përmbysën shifrat në 83:84, derisa dramë u zhvillua deri në sekondat e fundit me shumë ndërrime në rezultat, ndërsa vendimtar në fund ishte Cambridge për vendasit, i cili me dy ngulitje për 89:88 i solli Borës dy pikë shumë të rëndësishme. Ai kaloi te Bora, pikërisht nga Trepça.

Alex Lomax ishte më i miri te Bora me 25 pikë, shtatë kërcime e 12 asistime, kurse te mysafirët u dalluan Tekele Cotton me 21 pikë dhe Michael Myres me 16 pikë e 12 kërcime.

Bora ka shtatë fitore e 14 humbje, ndërsa Trepça 14 fitore e shtatë humbje.

Të ngajshme

Yamal i bën dy kërkesa të mëdha Barcelonës, kjo do t’i lë të pakënaqur lojtarët tjerë

KushtrimGuraj

Ronaldo përjashton mundësinë që të bëhet trajner pas pensionimit nga futbolli

KushtrimGuraj

Real Madridi pas talentit holandez, Kees Smit në radar

Valjeta Turkaj