Telenews

Basketboll / FBK nga sot nis shitjen e biletave për ndeshjen ndaj Irlandës në Prishtinë

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për ndeshjen ndaj Irlandës do të fillojnë të shitën nga dita e sotme.

Çmimi është 4 euro dhe dy euro nga çdo biletë e shitur do të shkojnë për fëmijët e SOS Fshat.

Kështu tifozët kanë mundësi të ndihmojnë basketbollistët e Kosovës me përkrahjen e tyre dhe fëmijët e SOS Fshat.

Lojtarët e Kosovës kanë nevojë më shumë se përkrahjen për të nisur kampanjën me fitore.

Sfida ndaj Irlandës zhvillohet më 22 shkurt nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe është e vlefshme për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027.

Dardanët janë në grup edhe me Zvicrën dhe Azerbajxhanin. Takimi ndaj Azerbajxhanit zhvillohet më 25 shkurt në Baku.

Te Sheshi Zahir Pajaziti

E martë: 11:00-20:00

E mërkurë: 11:00-20:00

E enjte: 11:00- 19:00

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj