Telenews

Basketboll / Fenerbahçe kualifikohet në finalen e Euroleague për herë të parë që nga viti 2018

Fenerbahçe Beko ka siguruar një vend në finalen e Euroleague 2025 pas një fitoreje të rëndësishme 82-76 ndaj Panathinaikos në gjysmëfinalen e Final Four-it që po zhvillohet në Abu Dhabi.

Kjo është një arritje historike për ekipin turk, pasi është hera e parë që arrijnë në finale që nga viti 2018 .

Në këtë ndeshje, Fenerbahçe u udhëhoq nga performanca e shkëlqyer e Devon Hall, i cili shënoi 18 pikë, dhe Tarik Biberovic, që kontribuoi me 15 pikë. Po ashtu, veterani i ekipit Eric McCollum me 13 pikë të vlefshme.

Nga ana tjetër, Panathinaikos u përpoq të kundërshtonte me Cedi Osman, që shënoi 22 pikë, dhe Kendrick Nunn, që shtoi 19 pikë, por nuk mjaftuan për të arritur fitore .

Në finale, Fenerbahçe do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale mes Olimpiakos dhe Monaco. Ndërkohë, Panathinaikos do të luajë në ndeshjen për vendin e tretë.

Të ngajshme

“Corriere dello Sport”: Rrahmani, në mesin e pesë protagonistëve të Scudettos

Donat Hashani

Rrahmani, “Dardan” i vërtetë – feston Scudetton i mbështjellë me flamurin e Kosovës

Donat Hashani

Arsenali hap bisedimet me Leipzigun për transferimin e Benjamin Seskos

KushtrimGuraj