Telenews

Basketboll / I mbijetoi çdo stuhie, trajneri vendor i Ponte Prizrenit paralajmëron ekipet

Njëra prej ekipeve që është bërë më së vështiri të mposhtet në elitën e basketbollit kosovar, Ponte Prizreni pritet që edhe sivjet të jetë rival i vështirë të mposhtet.

Ekipi prizrenas që nga hyrja në Superligë, drejtohet nga trajneri vendor Arbnor Rifati, sivjet ka krijuar një ekip solid me të cilin do të tentojë befasinë, shkruan Telenews.al

Në një intervistë të dhënë për Telenews.al, trajneri karizmatik Arbnor Rifati ka folur për shumë gjëra, por mbi të gjitha për situatën aktuale në klubin që drejton dhe synimet të cilat i kanë sivjet.

Ponte Prizreni e nisi stinorin me dy humbje të hidhura, por dje realizoi një fitore të ëmbël ndaj rivalit lokal Bashkimit, por cili është çelësi i suksesit, pasi shumë pak njerëz e pritën këtë fitore?

Po është e vërtetë që me Trepçën pësuam humbje të thellë, me Pejën arrita ta përmbledhi skuadrën për një motivim ta mposhtim Pejën. U mposhtëm në mungesë të fatit sportiv. Ndërsa këtë javë fituam ndaj Bashkimit, një fitore që na u desht shumë për vetëbesimin e skuadrës për ndeshjet e ardhshme. Nuk mund të them se nuk është pritur, ngase skuadra jonë çdo vjet ka qenë pretendente”, thotë Rifati.

‘Sa është i kënaqur trajneri prizrenas me ekipin momental, qoftë me rosterin, por edhe me përgatitjet e lojtarëve dhe atë se çka po tregojnë në parket?

Kryesisht jam i kënaqur me ekipin, kemi ndërruar shumë lojtarë deri në këto momente, kështu që na duhet pak kohë derisa të komponphemi dhe besoj që çdo gjë do shkojë si është më së miri, por t’ja lëmë kohës dhe ti shohim frytet e punës”.

Ka mundësi që të ndryshoni edhe më shumë në merkato gjatë ditëve në vijim?

Jo besoj që kjo skuadër nuk do të ndërrohet deri në janar, me afrimin e Burke Jr në skuadër ne kemi krijuar stabilitet dhe Franklinin e kemi angazhuar në vend të De’Angelo Stewart me të cilin i ndamë rrugët para 2 javësh, andaj momentalisht besoj fuqishëm se jemi mirë dhe do të ecim para”, shprehur i bindur ai.

Çfarë i paralajmëron Arbnori kundërshtarët e tij për vijimin e stinorit?

Arbnori çfarë paralajmëron!! Klubet të jenë çdoherë në update me biletat e Turkish Airlines (shaka), asgjë të re, veçse do servojmë basketbollin më të bukur në ligë”.

Dhe krejt në fund, ai tregon synimet e skuadrës së tij për sivjet.

Synimet e skuadrës janë të qarta edhe sivjet, pjesa e sipërme e tabelës në dy ligat që marrim pjesë, Superligën e Kosovës dhe Liga Unike, pse jo të bëjmë ndonjë befasi në Kupën e Kosovës dhe Superkupë, sikurse vitin e kaluar kur treguam karakter dhe arritëm trofeun”, mbylli intervistën Rifati. /Telenews.al/

Të ngajshme

Milan synon transferimin e Jonathan David

KushtrimGuraj

Ky është klubi që i bëri Mourinhos “ofertën më të çmendur në historinë e futbollit”

KushtrimGuraj

Milan s’ka të ndalur, bën lëvizjen e duhur për Jonathan David

KushtrimGuraj