KBF Prishtina është skuadra e parë finaliste e Superkupës për femra në basketboll.
Ekipi prishtinas ka triumfuar në gjysmëfinale ndaj Penzës me rezultat 68-56.
Ndeshja nuk është se nuk ishte interesante me prishtinaset që e nisën më mirë duke fituar periodën e parë (21-11), derisa pejanet reaguan në të dytin (14-21) dhe ngushtuan rezultatin 36-32.
Në pjesën e dytë, Prishtina e fitoi çerekun e tretë (14-9), por edhe të katërtin dhe vendimtar (18-15), duke e vulosur fitoren dhe duke arritur finalen.
Qendra amerikane, Jade Williams ishte fantastike te Prishtina sot me 26 pikë e 13 kërcime, derisa Marigona Rushiti shtoi 13 pikë e basketbollistja e talentuar, Malvina Haziri shënoi 11 pikë.
Te Penza, s’mjaftuan për fitore dy amerikanet, Tazsa Garrett me 23 pikë e Jenna Mastelone me 21 sosh.
Në finale, Prishtina takohet me fituesin e gjysmëfinales mes Bashkimit e Trepçës.

