Telenews

Basketboll / Pas Pejës dhe Trepçës edhe Prishtina në garat evropiane

– Skuadra kosovare e Sigal Prishtinës në basketboll, do të garojë tashmë edhe zyrtarisht në edicionin e ri të kompeticionit ndërkombëtar, ENBL League.

Pas njoftimit për pjesëmarrje edhe në edicionin e ri, faqja zyrtare e Ligës i ka bërë edhe një përmbledhje historisë së klubit prishtinas, duke përfshirë citimin për ardhjen e trajnerit të ri, lituanezit Žydrūnas Urbonas.

”KB Prishtina do të rikthehet për sezonin e dytë në Ligën Evropiane të Basketbollit Verior. Klubi kosovar ka pasur një sezon të mirë debutues. KB Prishtina përfundoi e katërta në Grupin A dhe kaloi në playoff”, shkruan sajti i ENBL Ligës.

Klubi kryeqytetas ka bërë një mori transferesh vendore sivjet, derisa pritet që të përforcohet edhe me shumë lojtarë të huaj për të kompletuar skuadrën që pritet të luftojë për trofe në basketbollin kosovar. 

 

 

 

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj