Telenews

Basketboll / Peja dhe Trepça sonte luajnë në gara evropiane, i presin këta kundërshtarë

DY ekipet kosovare në basketboll, Peja dhe Trepça sonte i zhvillojnë ndeshjet si vendase në kuadër të garave evropiane.

Pejanët do të ndeshen me skuadrën e njohur holandeze, Heroes Den Bosch, në takimin që zhvillohet nga ora 19:00.

Peja në sfidën e parë ishte mundur nga skuadra gjermane NINERS Chemnitz 98:72, kurse Heroes Den Bosh ishte mposhtur nga GE Spojnia Stargard me rezultat 89:92.

Verdhezinjtë kanë ftuar tifozët për përkrahje, në spektaklin e basketbollit, që pritet të jetë të mërkurën mbrëma në ‘Karagaçi’, ku lojtarët më shumë se kurrë kanë nevojë për përkrahjen e tyre.

Ndërsa, Trepça luan në ”Minatori” ndaj ekipit të Leiden, që është edhe kampion aktual i Holandës e klubi mitrovicas për herë të parë do të garojë në grupet e FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit ndeshen me Leidenin nga ora 19:00 dhe ky është takimi i parë për ‘Xehetarët’ në FIBA Europe Cup, pasi javën e kaluar sfida me skuadrën izraelite Hapoel Galil Elion nuk u zhvillua, për shkak të situatës në Izrael.

Ndërkohë, holandezët e nisën me fitore duke mundur BCM Gravelines Dunkerque me shifrat 77:69.

Atmosfera në Mitrovicë pritet të jetë ‘elektrizuese’ për sfidën evropiane. Mitrovicasit edicionin e kaluar ishin në kualifikime për grupet e FIBA Europe Cup, por nuk ia arritën qëllimit të hyjnë në grupe, që e arritën këtë vit në Estoni. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ylli kroat turpërohet në La Liga, nuk shënon në portën bosh nga dy metra larg

Valjeta Turkaj

Huqja e penalltive, Ancelotti merr një vendim që futet menjëherë në fuqi nga ndeshja me Arsenalit

Valjeta Turkaj

Jurgen Uldedaj shënon fitoren e 20-të në boksin profesionist pas mposhtjes së Gerardo Melladës

Valjeta Turkaj