Telenews

Basketboll / Peja e arrin fitoren e parë sezonale në Ligën Unike

Peja e ka arritur fitoren e parë të stinorit në Ligën Unike.

Pas humbjes në javën e kaluar nga Ponte Prizreni në shtëpi, verdhezinjët sonte triumfuan si mysafirë të Kamzës me rezultat 74-98.

Ndeshja nuk kishte ndonjë historik interesant me mysafirët nga Peja që e diktuan tempon e lojës nga fillimi e deri në fund, fituan të gjitha periodat (18-25, 15-24, 21-24, 20-25) dhe fitorja erdhi natyrshëm.

I gjithë ekipi i Pejës sonte u inkuadrua në lojë e më të dalluarit ishin pesë amerikanët e ekipit, Rodney Purvis e Isiah Umipig me nga 16 pikë, Brad Waldow me 15, Jalen Tate me 13 e Taylor Adway me 11 sosh.

Te Kamza me lojë të mirë u dalluan, Xander Bowers me 21 pikë dhe Detjon Bega e Dayton Gumm me nga 11 pikë.

Peja ka 1 fitore e 1 humbje, ndërsa Kamza nga 1 ndeshje e zhvilluar ka 1 humbje. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Ish-futbollisti shqiptar arrestohet në Francë për shitje të kokainës – thotë se mbeti pa punë dhe e bëri “për idare”

KushtrimGuraj

Shefi i FIFA-s në rrezik për postin – raportohet se i premtoi Marokut finalen e Botërorit 2030 për të shpëtuar karrigen

KushtrimGuraj

Rrufeja vret një futbollist, plagos 12 të tjerë në Tajlandë

KushtrimGuraj