Telenews

Basketboll / Peja liron dy basketbollistët e huaj

Ekipi i Pejës në basketboll, gjatë javëve të fundit po ballafaqohet me një formë tejet të dobët në garat e Superligës së Kosovës.

‘Verdhezinjët’ në vitin 2023 kanë pësuar 4 humbje e kanë fituar vetëm 1 duel.

Në sfidën e fundit e vlefshme për Superligën e Kosovës, Peja u mposht nga Bashkimi e para kësaj xhiroje ishte mposhtur edhe nga Trepça në shtëpi.

Megjithatë, duket se me gjithë këto humbje drejtuesit e ekipit tashmë kanë bërë gati ndryshimet.

Edhe pse ende nuk janë konfirmuar në faqen zyrtare, zyrtarët e klubit kanë bërë me dije se Rodney Purvis dhe Khaliq Spicer, tashmë nuk janë pjesë e ekipit, gjersa pritet shumë shpejtë që të zëvendësohen me basketbollistë të rinjë. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Prishtina kryeson, Malisheva ndjek nga pas – rezultatet dhe tabela pas javës së 7-të

Rrezarta Ramaj

Drenica ia bën “bajat” futbollin Llapit, e deklason në Superligë

Rrezarta Ramaj

Atlético Madridi triumfon ndaj Real Madridit në derbin madrilen

Rrezarta Ramaj