Telenews

Basketboll / Peja sot luan në gara evropiane ndaj ekipit të njohur gjerman

Skuadra jonë kosovare në basketboll, Peja sot e luan ndeshjen vendimtare në FIBA Europe Cup.

Ekipi verdhezi e pret në ”Karagaç”-in e nxehtë, skuadrën e fortë gjermane Chemnitz.

Aktualisht, ekipi i Chemnitz është lider i grupit me 3 fitore nga 3 ndeshje, Peja ka 2 fitore dhe 1 humbje, polakët e Spojnia Stargard kanë 1 fitore e 2 humbje dhe Den Boschi ka 3 humbje nga 3 ndeshje.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Chemnitz, ekipi gjerman e kishte mposhtur Pejën me rezultat goxha të thellë 98-72, por pas kësaj humbje Peja u këndell fuqishëm, duke i realizuar dy fitore me rradhë dhe sonte synon fitoren e kjo nuk është e pamundur, pasi Peja në ”Karagaç” ka ditur të mposht çdo kundërshtar dhe sigurisht që edhe sonte do të luftojë maksimalisht për fitore.

Ndeshja e sontme nis nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Artsport1.

 

Të ngajshme

Shqipëri-Serbi, FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat për duelin e 7 qershorit: Nuk është një shpikje

Valjeta Turkaj

Barcelona feston titullin para tifozëve – Yamal në qendër të festës

Erzana Fazliu

Pesë ekipe do të luftojnë për mbijetesë në Serie A deri në momentin e fundit

Valjeta Turkaj