Telenews

Basketboll / Për dy ditë, Peja arrin dy fitore në Ligën Ballkanike

Skuadra e Pejës e ka arritur edhe fitoren e tretë me radhë dhe të dytën për dy ditë në Ligën Ballkanike.

Ekipi verdhezi nga Kosova triumfoi sonte në Stara Zagora ndaj Beroes me shifrat e thella 78-111.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte deri diku rivalizuese (16-28, 27-23) dhe u mbyll me 8 pikë avantazh për Pejën 43-51, por në pjesën e dytë ekipi nga qyteti i bukur kosovar, shpërtheu duke fituar thellë periodat tre dhe katër (20-34, 15-26) me çka arriti triumf meritor.

I gjithë ekipi i Pejës sonte realizoi pikë me më të dalluarit, Devoe Joseph me 23 pikë, Jalen Tate 22, Arian Qallaku 15 e Brad Waldow me 10 sosh, dhe me ardhjen e trajnerit të ri, Rami Hadar, te Peja po shihet një lojë e jashtëzakonshme ekipore e me atmosferë fantastike përbrenda grupit të lojtarëve.

Te Beroe sonte u dalluan paksa, Kelsey Barlow me 16 pikë e Darius Hall me 14 sosh.

Aktualisht, Peja ka 6 fitore e 1 humbje në këtë garë dhe duelin e radhës e zhvillon me 9 mars ndaj ekipit tjetër kosovar, Bashkimit në ”Sezai Surroi”. /AsistiOnline.com/

 

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj