Telenews

BASKETBOLL / PRISHTINA ELIMINOHET NGA GARA E LIGËS BALLKANIKE

Sigal Prishtina është eliminuar nga garat e sivjetme në Ligën Ballkanike të basketbollit.
Kryeqytetasit e Kosovës humbën duelin e dytë të serisë ndaj Balkan Botevgradit me shifrat e thella 82-63.
Christian Jones ishte enigmë e pazgjidhur për Prishtinën sonte, duke realizuar 27 pikë për fitoren e Ballkanit, derisa u ndihmua edhe nga Derrick Marks me 14 pikë dhe Ahmaad Rorie me 12 e Nikolay Grozev me 11 sosh.
Te Prishtina sonte me lojë të mirë u dalluan, Meriton Ismaili me 16 pikë e Dachon Burke me 10 sosh.
Me këtë humbje, Prishtina e mbylli stinorin e sivjetm në Ligën Ballkanike në çerekfinale dhe s’mundi ta arrijë ”Final Four”-in që ishte qëllim madhor i klubit. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Yamal i bën dy kërkesa të mëdha Barcelonës, kjo do t’i lë të pakënaqur lojtarët tjerë

KushtrimGuraj

Ronaldo përjashton mundësinë që të bëhet trajner pas pensionimit nga futbolli

KushtrimGuraj

Real Madridi pas talentit holandez, Kees Smit në radar

Valjeta Turkaj