Telenews

BASKETBOLL / PRISHTINA FITON NË LIGËN BALLKANIKE NDAJ LEVSKIT BULLGAR

Sigal Prishtina e ka vazhduar formën fantastike në Ligën Ballkanike duke e arritur edhe fitoren e dytë me radhë në fazën e dytë të Ligës Ballkanike.
Ekipi kosovar nga kryeqyteti ka mposhtur sonte në Prishtinë ekipin bullgar Levski 2014 me shifrat 66-63.
Prishtina e nisi keq ndeshjen duke e humbur çerekun e parë (16-24), derisa në periodën e dytë të dyja ekipet luajtën baraz (16-16) dhe skuadrat shkuan në pushim me shifrat 32-40 në favorin e mysafirëve.
Në pjesën e dytë, Prishtina u shfaq krejt ndryshe duke e fituar fillimisht çerekun e tretë 22-14, derisa periodën vendimtare e fitoi ngushtë 12-9, por që ishte e mjaftueshme për fitore.
Lejson Zeqiri ishte individi më i dalluar te Prishtina sonte në këtë fitore me 19 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Jan Palokaj me 14 dhe Meriton Ismaili e Henry Dugat me nga 10 sosh që të dy.
Te Levski s’mjaftuan assesi për fitore, Ventislav Petkov me 13 pikë e Joshua Parker me 12 sosh.
Prishtina me këtë fitore i afrohet goxha shumë ”Final Four”-it në Ligën Ballkanike, por ende asgjë nuk është e sigurtë dhe duhet të luftohet për çdo ndeshje maksimalisht.
Duelin e radhës në këtë fazë, Prishtina e luan me 5 prill ndaj Galil Elionit në Izrael.

Të ngajshme

Cardinale hap thesin, Tare transferon yllin 40 milionësh

KushtrimGuraj

Man Utd ofron kontratë rekord për Bruno Fernandes, 23 milionë euro në vit

KushtrimGuraj

Si e arriti Sunderland qëllimin e parë dhe çfarë kërkon Xhaka të arrijë me këtë klub

KushtrimGuraj