Telenews

BASKETBOLL / PRIZRENI 16 DHE TEUTA FITOJNË ÇEREKFINALET E PARA TË LIGËS UNIKE

Prizreni 16 dhe Teuta kanë fituar ndeshjet e para çerekfinale të “Play-off”-it në Ligën Unike të meshkujve. Skuadrat që janë më të mira nga dy ndeshjet, kualifikohen në gjysmëfinale, ku janë kualifikuar direkt Golden Eagle Ylli dhe Peja.
Përballje shumë interesante u zhvillua mes Rahovecit dhe Prizrenit 16, ku fituan prizrenasit me rezultat 93:98 (28:22, 23:20, 22:27, 20:29). Çereku i parë ishte interesant dhe i barabartë deri tek rezultati 19:22, ku vendasit me një seri prej 9:0, duke e fituar këtë pjesë 28:22. Në periudhën e dytë, e shtuan edhe më shumë epërsinë, duke shkuar në pushim me shifrat 51:42. Tifozët patën mundësi të shohin një përballje të barabartë, si dhe me shumë aksione të bukura, kurse në dhjetë minutat e fundit dhe atë vendimtare, prizrenasit ishin më të mirë dhe përqendruar, duke fituar me pesë pikë dallim, 93:98.
Te Rahoveci u dalluan TJ Dunans me 24 pikë, 17 kërcime e gjashtë asistime dhe Musab Mala me 22 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, ndërsa te Prizreni 16 u dalluan Darell Davis me 23 pikë, 12 kërcime dhe nëntë asistime, Arti Hajdari me 27 pikë dhe Roy McCoy me 20 pikë e 10 kërcime.
Teuta ka shënuar fitore ndaj Tirana Neptun me rezultat 96:81 (29:23, 21:24, 24:18, 22:16).
Pjesa e parë e sfidës ishte e barabartë, ku durrësakët çerekun e parë e fituan 29:23, ndërsa kundërpërgjigja e tiranasve erdhi në periudhën e dytë që e fituan 21:24, duke shkuar në pushim me rezultat 50:47. Megjithatë, në pjesën e dytë, vendasit ishin më të mirë, duke e fituar sfidën e parë me rezultat 96:81.
Te Teuta u dalluan Tyler Peterson me 22 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime, Frenki Lilaj me 21 pikë e tetë kërcime dhe Nazar Core me 24 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime, kurse te Tirana Neptun u dalluan Endrit Hysenagolli me 17 pikë e 13 kërcime dhe Julian Hamati me 20 pikë.

Të ngajshme

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Donat Hashani

Kosova dhe Shqipëria takohen sot kundër njëra tjetrës në këtë Evropian

Donat Hashani

Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Erzana Fazliu