Telenews

Basketboll / Skuadra kosovare Peja arrin finalen e Ligës Ballkanike

Me fitore të thellë dhe dallim të madh, skuadra kosovare e Pejës është finalisti i dytë i Ligës Ballkanike të basketbollit.

Ekipi ynë kosovar ka triumfuar ndaj mikëpritësit të turneut, Beroes me rezultat të thellë 124-82 apo diferencë me 42 pikë diferencë, për të arritur finalen e madhe.

Rrjedha e ndeshjes nuk kishte ndonjë historik interesant me verxhezinjët që dominuan nga sekondat e para e deri në fund (35-20, 34-20, 40-16, 15-26) për të vulosur fitoren e madhe.

I gjithë rosteri i Pejës sonte u inkuadrua në lojë dhe shënoi pikë, derisa më të dalluarit ishin: Devoe Joseph me plotë 36 pikë (prej tyre 9 treshe nga 12 tentime), Jalen Tate me 11 pikë, Brad Waldow me 14 pikë dhe Arti Hajdari e Alban Veseli me nga 11 pikë.

Te Beroe u dallua, Darius Hall me 29 pikë e Alexander Todorovich me 17 sosh.

Në finalen e madhe, Peja takohet me ekipin izraelit Hapoel Beer Sheva.

Finalja luhet të dielën me fillim nga ora 18:30 dhe transmetohet direkt në RTK.

 

Të ngajshme

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj

Enzo Fernandez shkakton polemika pas incidentit me gjyqtarin në ndeshjen City – PSG –

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani zbulon çfarë po e penalizon Hoffenheimin –

KushtrimGuraj