Telenews

BASKETBOLL / SONTE FINALJA E MADHE E LIGËS MBARËKOMBËTARE

Dita e sotme sjellë përballjen e madhe finale të Ligës Unike në basketboll te meshkujt.

Pas ndeshjeve gjysmëfinale të zhvilluara dje, të cilat ishin spektakolare dhe tepër dramatike, sonte zhvillohet finalja e madhe mes dy super-skuadrave.

Golden Eagle Ylli dhe Peja do të ndeshen në ”Karagaç” për trofeun e çmuar të Ligës Unike.

Therandasit rrugën për finale e patën shumë të vështirë, duke mposhtur Teutën minimalisht 84-82, derisa njësoj fitoi edhe Peja ndaj Prizrenit 16 me vetëm 4 pikë avantazh 98-94.

Sfida e sontme finale luhet nga ora 20:30 dhe transmetohet direkt në ArtSport1. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Ronaldo refuzon ndeshjen lamtumirëse me Portugalinë, nuk dëshiron më komunikim me trajnerin –

KushtrimGuraj

Mesazhi i plotë i Ronaldos pas pensionimit: Kam dhënë gjithçka nga vetja për këtë fanellë!

Rrezarta Ramaj

Toni Kuka alarmon për gjendjen e sportit kosovar: S’jemi kërka!

Rrezarta Ramaj