Sot dhe nesër luhet Superkupa e Kosovës te femrat në basketboll.
Ky event që do të organizohet në qytetin e bukur të Prizrenit, fillon me ndeshjet gjysmëfinale të cilat luhen mes katër ekipeve.
Ndeshja e parë gjysmëfinale luhet mes KBF Prishtinës dhe KBF Penzës nga ora 14:00.
Derisa, ndeshja e dytë zhvillohet mes nikoqirit, Bashkimit dhe Trepçës.
Ndeshjet pritet të transmetohen direkt në Artmotion.

