Telenews

BASKETBOLL / SOT SFIDA E RADHËS PËR PRISHTINËN NË LIGËN BALLKANIKE

Skuadra kosovare e Sigal Prishtinës sonte e zhvillon duelin e radhës në Ligën Ballkanike në Basketbollin ndërkombëtar.
Kryeqytetasit janë mysafirë të ekipit izraelit,  Hapoel Nufar Energy Galil Elion.
Në duelin e parë mes këtyre dy ekipeve ditë më parë në Prishtine, kishte triumfuar ekipi bardhekaltër me shifrat e ngushta 74-68, derisa sot pritet të jetë shumë sfidë interesante në duelin e kthimit.
Realisht kjo është njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme të Prishtinës për kalim në ”’Final Four” të kësaj gare.
Sfida nis nga ora 18:00 me kohën tonë lokale, derisa transmetohet në Artmotion, por edhe YouTube.

Të ngajshme

Granit Xhaka mungon në grumbullimin e Zvicrës shkaku i lëndimit

Rrezarta Ramaj

Jose Mourinho fiton çmimin “Trajneri i Muajit” në La Liga

Rrezarta Ramaj

Asllani pas golit të mbrëmshëm: Ishte dhuratë për babanë

Rrezarta Ramaj