Telenews

Basketboll / Trepça e mposht kampionin aktual me përmbysje

Trepça e ka fituar derbin e xhiros 27-të në elitën e basketbollit kosovar ndaj Golden Eagle Yllit.

Mitrovicasit triumfuan me përmbysje ndaj Golden Eagle Yllit 85-91.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi ekipit vendas që fitoi dy periodat e para (27-19, 28-26) dhe shkoi në pushim mes pjesëve me shifrat 55-45.

Në pjesën e dytë, Trepça përmbysi gjithçka duke i fituar dy periodat vendimtare (14-23, 16-23) dhe siguroi fitore madhore me përmbysje.

Erjon Kastrati ishte fantastik te Trepça sot, ndaj ish-ekipit me 18 pikë, gjersa u ndihmua edhe nga Drilon Hajrizi me 15, Ken Brown me 14 e Jamel Artis me 12 pikë.

Te Golden Eagle Ylli s’mjaftuan për fitore, Henrik Shirko me 23 pikë e Bashir Ahmed me 19 sosh.

Pas 27 xhirove, Ylli gjendet i 3-ti në tabelë me 19 fitore e 8 humbje, gjersa Trepça mbetet e 4-ta me 16 fitore e 11 humbje.

Në xhiron e fundit, Trepça e pret Vëllaznimin e Golden Eagle Ylli i shkon Bashkimit. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Mbahen matjet zyrtare të “Profi Box Gala”, Uldedaj dhe Isufi më të gatshëm se kurrë

Zidane pritet të bëhet trajneri i Bayernit

Prokuroria e Pejës kërkon 30 ditë paraburgim për Akil Gjakovën