Telenews

Basketboll / Trepça mposhtet thellë nga kampioni i Holandës në Mitrovicë

Klubi kosovar i basketbollit Trepça e ka nisur me humbje të thellë fazën grupore në FIBA Europe Cup.

Ekipi kosovar nga Mitrovica ka pësuar nga Leideni holandez me rezultat 54-84.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte tejet e ngushtë me mysafirët që fituan dy periodat e para (13-18, 14-15) 27-33.

Derisa dallimi i madh u bë në dy periodat e fundit, kur ekipi holandez nisi seri të thellë (15-23, 12-28) e te mitrovicasit nuk funksiononte asgjë dhe kështu fitores ju gëzua pa ndonjë telashe ekipi i Leiden.

Vetëm dy basketbollistë realizuan pikë dyshifrore te Trepça sonte, Erjon Kastrati (13) e Drilon Hajrizi (12).

Në anën tjetër te Leideni, Luuk van Bree kishte 28 pikë e Marijn Ververs shtoi 11 sosh.

Në xhiron e tretë, Trepça i shkon ekipit francez Gravelines. /Telenews.al/

Të ngajshme

Messi nuk e ka harruar Neymarin, do ta shoh në Kupën e Botës

Valjeta Turkaj

Bologna interesohet për Dion Gallapenin, mbrojtësin e Kosovës

KushtrimGuraj

Real Madrid dënon Tchouameni dhe Valverde

Blearta