Telenews

Basketboll / Vashat e Bashkimit e nisin play off-in me fitore të thellë ndaj atyre pejane

Sot ka nisur seria gjysmëfinale e ndeshjeve të play off-it në Superligën e Kosovës te femrat në basketboll.

Bashkimi e ka nisur me fitore këtë seri, duke mposhtur Penzën në ndeshjen e parë me rezultat të thellë 83-60.

Sarah Mgbeike ishte më e dalluara te Bashkimi sonte me 22 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Adrienne Godbold me double-double prej 21 pikëve e 10 kërcime e Arbnore Përçuku shtoi 13 pikë, 8 kërcime e 5 asiste.

Te Penza, Saranda Daci kishte 19 pikë e Lucia Pevy shtoi 14 sosh.

Të kujtojmë se ekipi që arrin dy fitoret, kualifikohet në finalen e madhe.

Seria tjetër gjysmëfinale mes Prishtinës e Pejës 03, nis ditën e nesërme.

 

Të ngajshme

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj

Enzo Fernandez shkakton polemika pas incidentit me gjyqtarin në ndeshjen City – PSG –

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani zbulon çfarë po e penalizon Hoffenheimin –

KushtrimGuraj