Skuadra e Vëllaznimit në basketboll, sot ka njoftuar se ka gjetur zëvendësimin e Emmanuel Omogbos që e liroi disa ditë më parë.
Gjakovarët kanë arritur marrëveshje me një lojtar të ri dhe emër i njohur për basketbollin e Kosovës.
Bëhet fjalë për Devin Johnsonin, ish-lojtar i Rahovecit gjatë këtij stinori në 6 ndeshje.
Te ‘vreshtarët’ Johnson kishte luajtur me mesatare prej 14.5 pikë, 4.5 kërcime e 2.2 asiste për ndeshje. /Telenews.al/

