Telenews

Basketboll / Ylli dhe Trepça sot e nisin serinë finale

Sot zhvillohet dueli i parë i serisë finale të ArtMotion Superligës së Kosovës në Basketboll mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.
Skuadra nga Theranda kërkon të mbrojë titullin e kampionit, që e fitoi edicionin e parë për herë të parë në histori, kurse mitrovicasit pas Kupës e kërkojnë edhe titullin e kampionit, që iu mungon nga viti 2012, kur kishin fituar Kupën dhe titullin.
Këto dy skuadra kishin përfunduar në garat e rregullta, në vendin e parë, përkatësisht të dytë.
Ylli ishte në vendin e parë me 22 fitore e gjashtë humbje, kurse mitrovicasit në vendin e dytë me 19 fitore e nëntë humbje. Therandasit në gjysmëfinale të Play-offit eliminuan Sigal Prishtinën 3:0, kurse ‘Xehetarët’ eliminuan Pejën me seri prej 3:1.
Sfida e sotme fillon nga ora 17:30 dhe transmetohet direkt në ArtSport1 dhe Klan Kosova.

Të ngajshme

Kosova pa Rrahmanin dhe Avdullahun për play-off-in e Botërorit

Blearta

Trajneri i Sllovakisë: Skriniari po e rrezikon karrierën e tij për ndeshjen ndaj Kosovës

Blearta

Granit Xhaka përlotet, rrëfen vështirësitë e fëmijërisë

Valjeta Turkaj