Telenews

Basketboll / Ylli e demolon Prizrenin e Arbnor Rifatit

Golden Eagle Ylli shënoi fitore të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 91:69 (25:17, 27:17, 21:18, 18:17), në javën e 21-të të ProCredit Superligës.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, dhe e fituan çerekun e parë 27:17, derisa me lojë edhe më të mirë vazhduan në periudhën e dytë, 27:17, për të shkuar në pushim me shifrat 52:34.

Therandasit ruajtën epërsinë në pjesën e dytë, për të shkuar drejt fitores së sigurt, që edhe ndodhi, për të fituar 91:69.

Te vendasit u dalluan Arian Qallaku me 22 pikë e tetë kërcime, Jan Palokaj me 23 pikë e dhjetë kërcime dhe Hasahn French me dhjetë pikë e 19 kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Jordan Johnson me 23 pikë dhe Lenzelle Smith J.r me 17 pikë e gjashtë kërcime.

Golden Eagle Ylli ka nëntë fitore e 12 humbje, derisa Proton Cable Prizreni pesë fitore e 16 humbje.

Të ngajshme

“Nder dhe krenari”, tre futbollistët e rinj të Kosovës: Na u plotësua ëndrra

Valjeta Turkaj

Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Erzana Fazliu

“Doja shumë të luaja, jam i trishtuar”, Messi flet për mungesën ndaj Uruguait dhe Brazilit

Valjeta Turkaj