Telenews

BASKETBOLL / YLLI E FITON DERBIN E XHIROS SË FUNDIT NDAJ PEJËS

Golden Eagle Ylli e ka fituar derbin e xhiros së fundit në ArtMotion Superligën e Kosovës në Basketboll ndaj Pejës.
Therandasit kanë triumfuar sot ndaj pejanëve me shifrat 80-67.
Vendasit e nisën që në start më mirë, duke i fituar dy periodat e para (14-8, 26-21) dhe shkuan në pushim mes pjesëve me avantazh prej 11 pikëve apo 40-29.
Peja e nisi më mirë pjesën e dytë, duke e fituar çerekun e tretë 13-25 dhe mori avantazhin (53-54), por në periodën vendimtare, Ylli u rikthye përsëri në lojë duke e fituar thellë 27-13 dhe kështu e vulosi fitoren.
Te Ylli në këtë fitore sot u dalluan, Mikaile Tmusiq me 24 pikë prej tyre, 6 treshe, derisa u ndihmua edhe nga Dajuan Graf me 15 pikë, Henrik Shirko me 12 e Erjon Kastrati me 11 sosh.
Te Peja s’mjaftuan për fitore, Courtney Fells me 19 pikë, si dhe Daniel Lekndreaj e Stephen Maxwell me nga 10 pikë secili.
Me 22 fitore e 6 humbje dhe në pozitën e parë dhe poashtu me përparësi të terenit vendas, Ylli kualifikohet direkt në gjysmëfinale të ”play off”-it të ArtMotion Superligës, derisa Peja e mbylli stinorin e rregullt në pozitën e tretë me 18 fitore e 10 humbje dhe në çerekfinale të ”play off”-it luan me Bashkimin. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Haxhiu i ashpër me Kurtin: Gënjeshtar, mashtrues e zhvatës

Tirron Mamusha në vendin e 12-të mes 41 mijë garuesve

Reali triumfon në ‘El Clasico’, merr kontrollin e La Ligës