Telenews

Basketboll/Ylli i Therandës transferon lojtar plotë 16 centimetra të gjatë

Golden Eagle Ylli nga Superliga e Kosovës në Basketboll e ka zyrtarizuar sot transferin e ri të skuadrës.
Therandasit kanë shtuar në roster qendrën malazeze, Milos Lopicic i gjatë plotë 216 centimetra.
Që nga viti 2016 e deri tash,Lopicic ka qenë pjesë e skuadrës së Lovcenit nga Cetinje që përpos ligës kombëtare prej vitesh garon edhe në ABA Ligë, derisa Lopicic sivjet nuk zhvilloi asnjë ndeshje me ta.
Në të kaluarën lojtari në fjalë ka qenë edhe pjesë e Zielona Gorës në Poloni, Prievidzas në Sllovaki, Mariborit në Slloveni dhe Mornarit në Mal të Zi. /Telenews.al/

Të ngajshme

Drita me fitore të madhe në udhëtim te Shelbourne në Irlandë

Donat Hashani

Shaqa shkëlqen në fitoren e Bazelit – 2 gola dhe një asist

Donat Hashani

Liverpooli i bashkohet Arsenalit dhe Chelseat në ndjekje të yllit të Juventusit

KushtrimGuraj