Telenews

Basketboll / Ylli pëson nga Galil Elioni e vështirëson gjasat për kalimin e grupeve në Evropë

Skuadra kosovare e Golden Eagle Yllit e ka pësuar disfatën e tretë në fazën grupore të FIBA Europe Cup.

Kampioni aktual i vendit tonë u mposht sonte në ”Pais Arena” të Izraelit nga Hapoel Nofar Galil Elioni me rezultat 85-73.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë e ngushtë (25-24, 14-16), madje ekipi i Yllit e mbylli atë me avantazh të ngushtë 39-40, e fituesi i duelit u përcaktua në pjesën e dytë.

Vendasit fituan dy periodat vendimtare në formë solide (16-9, 30-24), për të e siguruar një fitore shumë të vlefshme nga ky takim.

Tre basketbollistë realizuan pikë dyshifrore te Ylli sonte, Bashir Ahmed (20), Chris Harris (12), Henrik Shirko (10), gjersa Threatt shtoi 9 e Rashun Davis me Valon Bunjakun e mbyllën me nga 5 pikë.

Te Galil Elioni në fitore u dalluan, Nimrod Levi e Roi Huber me nga 17 pikë dhe Jalen Hudson me 12 sosh.

Momentalisht, Ylli gjendet i fundit në tabelë nga 4 ekipet e grupit me 1 fitore dhe 3 humbje, gjersa dy duelet e fundit të grupit i zhvillon si vendas, fillimisht ndaj Chemnitz Niners me 3 nëntor e me 30 të po të njejtit muaj e pret edhe Brose Bambergun. /AsistiOnline.com/

 

Të ngajshme

Liverpooli përmbys Tottenhamin dhe kalon në finale të Carabao Cup

KushtrimGuraj

Sergio Ramos bëhet me klub të ri, befason me zgjedhjen dhe numrin e fanellës

KushtrimGuraj

Shitën dy lojtarë të rëndësishëm, Napoli synon Zhegrovën dhe yllin e Man Utd

Erzana Fazliu