Telenews

BASKETBOLLI I KOSOVËS / SONTE NDESHJA E DYTË FINALE TE FEMRAT

Sonte do të zhvillohet përballja e dytë e serisë finale të “Play-off”-it në Superligën e Femrave në basketbollin e Kosovës ndërmjet Penzës dhe Prishtinës.
Takimin e parë në kryeqytet e fituan vashat pejane me rezultat 58:76, ndërkohë që skuadra kampione shpallet ajo e cila i arrin tri fitore.
Basketbollistet pejane synojnë të ngritin epërsinë e serisë finale në 2:0, ndërsa ato prishtinase të barazojnë rezultatin në 1:1.
Pejanet janë kampione në fuqi dhe do të tentojnë të mbrojnë titullin e kampionit, kurse kryeqytetaset pasi fituan titullin e Ligës Unike synojnë edhe titullin në Kosovë.
Në garat e rregullta, Prishtina kishte 20 fitore dhe asnjë humbje, kurse Penza kishte 15 fitore dhe pesë humbje. Bardhekaltret në gjysmëfinale eliminuan Trepçën, kurse kampionet eliminuan Bashkimin.
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:30 në Pejë dhe do të transmetohet në Art Motion.

Të ngajshme

Sot ndeshja e fundit në karrierë për dy legjenda të futbolli

Donat Hashani

Fisnik Asllani befason me përgjigjen kur pyetet për interesimin e Barcelonës

Donat Hashani

Sonte dy përballje të forta edhe në basketbollin kosovar

Donat Hashani